Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

MI u bënë thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se pas reshjeve të fundit të borës të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Siç bën të ditur ministria, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë në kujdestari 24 orëshe dhe deri më tani kanë arritur me sukses që rrugët e vendit t’i mbajnë të hapura dhe të sigurta për qarkullim.

MI u bënë thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit, në mënyrë që të zhvillojnë qarkullim të sigurt dhe pa pengesa.

Ministria po ashtu u kërkon të gjithë ngasësve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, apelojmë tek qytetarët e vendit që për çdo pengesë në ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë, të kontaktojnë pa hezitim, në mënyrë që të merren masa adekuate konform situatës.

Më poshtë shihnigjendjen e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi”./21Media

Back to top button