Ledri i gëzohet suksesit të këngës

Ledri i gëzohet suksesit të këngës

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka publikuar disa video në InstaStory, ku shihen disa të rinj që këndojnë ‘se ti je Nona’, një pjesë e këngës së fundit të tij në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka.

Në video vërehet qartë se Ledri i gëzohet shumë faktit se kënga po pëlqehet nga adhuruesit e tij dhe që për një kohë të shkurtër që nga publikimi ka arritur të mbetet në mendjet e tyre, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, videoklipi i këngës “Nona” i publikuar më 25 qershor, ka arritur të klikohet gati 3 milionë herë në kanalin YouTube./21Media