Të gjithë kundër Marine Le Penit

Në Francë u zhvillua debati i dytë mes kandidatëve për President

Kandidatët në garën për President të Francës paraqitën pikëpamjet e tyre të ndryshme në lidhje me çështjet e ndryshme, në debatin e dytë televiziv që u zhvillua të martën në mbrëmje, më pak se tri javë para rrethit të parë të zgjedhjeve.

Debati u përqendrua në tri tema, e që ishin hapja e vendeve të reja të punës, mbrojtja e popullit francez dhe modeli social. Në debat morën pjesë që të gjithë 11 kandidatët në garë, shkruan rtv21.tv

Anketat para zgjedhjeve dëshmojnë se dy kandidatët që kryesojnë janë kandidati i pavarur i qendrës, Emanuell Makron dhe kryetarja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen.

Pesë kadidatët, të cilët konsiderohen favorit në zgjedhje, tashmë kanë marrë pjesë në debatin e parë televiziv, i cili u zhvillua më 27 mars.

Gjatë debatit të dytë, Le Pen u sulmua nga pothuajse të gjithë kandidatët tjerë pjesëmarrës në debat.

Megjithatë, debati më i nxehtë u zhvillua mes Le Penit dhe Makronit, me kryetaren e Frontit Kombetar që sulmoi disa herë rivalin e tij të qendrës, duke nxitur reagimin e Makronit, me të cilin ajo sipas të gjitha anketave, do të përballet në rrethin e dytë të zgjedhjeve./21Media

Back to top button