Rrëmbeu vëmendje me fotografinë e fundit

Rrëmbeu vëmendje me fotografinë e fundit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi ka marrë vëmendjen e fansave të saj me fotografinë e fundit. E veshur me një fustan të kuq, Nora ka vënë në pah linjat perfekte trupore. Si gjithmonë, ajo duket shumë tërheqëse, transmeton rtv21.tv

Nora aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të fundit, që e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj, Erën. “Nuk e di” është projekti i motrave Istrefi, motrave më seksi të estradës, për të cilën janë përkujdesur maksimalisht që të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes./21Media