Irani reagon ashpër

Irani reagon ashpër

Autoritetet iraniane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shkelur vijën e kuqe, duke i vendosur sanksione të reja kreut iranian të gjyqësorit, Ajatollah Sadeq Amoli Larixhanit. Republika Islamike është zotuar të hakmerret, pa sqaruar sidoqoftë se çfarë ka ndërmend të bëjë për ta vënë në jetë këtë paralajmërim. Kreu iranian i gjyqësorit Ajatollah Sadeq Amoli Larixhani është në mesin e 14 individëve dhe entiteteve të shënjestruara për abuzime të pretenduara me të drejtat e njeriut. Lëvizja pasoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se do ta shtynte për herë të fundit  lehtësimin e sanksioneve të plota mbi Republikën Islamike, përcjell rtv21.tv

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se po i jepte Evropës dhe Amerikës një “shans të fundit” për të ndrequr “të metat e tmerrshme” që ka, sipas tij, marrëveshja historike e nënshkruar në vitin 2015 mbi programin bërthamor iranian. Në të kundërt, Washingtoni do të tërhiqej prej saj brenda disa muajsh. Shtëpia e Bardhë kërkon që nënshkruesit e marrëveshjes të pranojnë kufizime të përhershme lidhur me pasurimin e uraniumit nga Irani. Sipas marrëveshjes aktuale, këto kufizime duhet të përfundojnë në vitin 2025.

Deklarata e Trampit i vë para një trysnie të madhe Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, vendet evropiane nënshkruese të paktit nuklear. Vetë Teherani e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar për një rinegocim të marrëveshjes./21Media