Poezi nga poeti amerikano-kanadian Mark Strand. Përktheu Beti Njuma

Poezi nga poeti amerikano-kanadian Mark Strand. Përktheu Beti Njuma

Bojë më rrjedh cepave të buzëve
S’ka si lumturia ime.
Kam ngrënë poezi.

Biblioktekarja s’u beson syve.
Vështrimin e ka të trishtë
dhe ecën me duart mes palave të fustanit.

Poezitë kanë marrë arratinë.
Drita është e zbehtë.
Qentë ndodhen në shkallët e bodrumit dhe ngjiten.

Sytë u vërtiten,
putrat e verdha digjen si shkarpa.
Bibliotekarja e gjorë nis të përplasë këmbët dhe vajton.

Nuk kupton.
Kur gjunjëzohem dhe dorën ia lëpij, klith.

Jam një njeri fringo.
I skërmitem dhe leh.
Kremtoj me hare në errësirën librore.