Të hënën vendoset për të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

Të dyshuarit në ora 11:00 pritet të dalin para gjykatës

Të dyshuarit për përfshirje në  vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit do të dalin përsëri para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për masën e paraburgimit.

Të hënën në ora 11:00 pritet që të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit përsëri të dalin para gjykatës për shqyrtimin e masës së paraburgimit, për shkak se Gjykata e Apelit e ka kthyer vendimin e gjykatës së shkallës së parë në rivendosje. Tre të dyshuarve Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar 30 ditë paraburgim.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Sylë Hoxha.

“Po është e vërtetë e kam marrë vendimin dhe ftesën qe me datë 17 dhjetor në orën 11 të paraqitem në gjykatë për shqyrtimin e kërkesës së paraburgimit”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Muajin e kaluar policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar për vrasjen që ndodhi në janar, në Mitrovicën e Veriut. Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje më 16 janar para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”./kallxo

Back to top button