Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar

Ismail Kadare është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ai u lind në qytetin e gjirokastrës më 28 janar të vitit 1936.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964).

Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova./21Media

Te Huaj Jemi

Te huaj jemi ne prej kohesh,
C’ish per t’u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.
Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por naten, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.
Pastaj si ne rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper endrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.
Pok kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta
Nga shtegu, qe del vec ti
E dita vjen. Rrjedh prape jeta.
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.