“Duhet të jemi të vendosur që t’ia tregojmë vendin një armiku si Serbia”

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai dhe shqiptarët kurrë nuk do t’i nënshtrohen Serbisë

Menjëherë pas aterimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një prononcimë për media.

Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd.

“Shqiptarët janë në të drejtë dhe jemi të vendosur, duhet të jemi të vendosur që t’ia tregojmë vendin një armiku si Serbia. Nëse duhet të jemi të sinqertë me veten mjafton ta shohim rastin e Kroacisë”, ka deklaruar Haradinaj./21Media

Back to top button