Gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm

Gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm

Një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, në rrugën Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Celinë të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar për rtv21.tv, drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur një i vdekur, derisa personat e lënduar janë dërguar në emergjencë në Gjakovë.

Jeton Vorfi nga Spitali Rajonal i Gjakovës ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Mbrëmë rreth orës 21:50 janë sjellur në Repartin e Emergjencës katër të lënduar në aksident trafiku. Tek dy prej tyre është intervenuar në repartin e ortopedisë dhe janë jashtë rrezikut. Ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta, por që të katërtit janë të hospitalizuar”, ka bërë të ditur Vorfi.

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë në rrugë./21Media