Katër skuadra e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë

Katër skuadra e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë

Tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.

FFK njoftoi se në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.