Sjellim poezinë e Dritëro Agollit "Të mendosh"

Sjellim poezinë e Dritëro Agollit “Të mendosh”

Ka shume mallkime
për njerëz të liq,
Sic ka dhe urime për shokë dhe miq.

Po une mallkimet aspak s’i kam dashur,
Vec shfryj
rrallë-rrallë kur jam buzëplasur,

Kur kupa zë mbushet e s’kam nga t’ia mbaj,
Mërzitur-mërzitur me vete zë shaj.

I them mendjemadhit një llaf të florinjtë
Të gjetur ne popull: ah,mendja t’u rritte!

Sa gjera ke
thënë, o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjetër të rri të vras mendtë!