Bërja e dushit para se të flejmë ka të mira

Bërja e dushit para se të flejmë ka të mira

Rezultatet e studimeve të fundit kanë treguar që bërja e dushit para gjumit ndihmon të flini sa më mirë, të çlodheni, të rritni aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe kreativitetin.

Këtë e ka pohuar edhe profesoresha Dianna Augelli nga “Center of Sleep Medicine” në New York sipas së cilës nëse laheni 90 minuta para se të shtriheni në shtrat do të mund të flini mjaftueshëm dhe qetë.

Sipas saj duhet të laheni një orë e gjysmë para se të flini, pasi temperatura e trupit luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e ritmit kardiak që përcakton kur duhet të flemë, apo zgjohemi.