Një recetë e shpejtë

Një recetë e shpejtë

Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës, djegien e dhjamit dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithashtu, janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët. Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje.

Ato janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sandviçë ose salca sepse përmbajnë një sërë vlerash ushqyese, si: 0 mg kolesterol, 854 mg natrium, 33 g karbohidrate, 9 g fibër dietike, 9 g sheqerna dhe 12 g proteina.

Për një recetë të zakonshme nevojitet:

2 speca jeshilë të copëtuar për mbushje

1 filxhan me qepë të copëtuara

3 thelpinj hudhra të grira

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 konservë me fasule të zeza (mbasi u kemi hequr ujin)

1 konservë me fasule të kuqe (pa uji përsëri)

1 filxhan salcë (të mesme ose të nxehtë, në varësi të preferencës)

2 kënaçe me domate të copëtuara

1 filxhan me misër të ngrirë

1 kënaçe me speca jeshilë të copëtuar

1/4 lugë e vogël piper i kuq pluhur.

Përgatitja:

Për të realizuar këtë recetë në fillim hedhim në një tenxhere të madhe specat jeshilë, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe e vëmë me zjarr të mesëm për rreth 5 minuta. Shtojmë të gjithë përbërësit e mbetur dhe i lëmë të ziejnë. Ulim temperaturën, i mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzier herë pas here. Hiqini nga zjarri dhe mund t’i shërbeni me oriz kaf.