A do të ndikojë rinumërimi në afatin e çertifikimit të zgjedhjeve

Tregohen arsyet e rinumërimit të 280 kutive

Pas vendimit të djeshëm të Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, në Qendrën e Nuëmrimit dhe Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 280 kutive të votimit. Koordiantori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, tha se arsyet e rinumërimit janë për shkak se gjatë auditimit të formularëve të rezultateve, janë gjetur mospërputhje. Sipas tij ka raste kur kandidatët kanë më shumë vota se sa gjithë subjekti i tyre dhe raste kur vetëm një kandidat ka vota me shumë se subjekti.

Ndërsa sa i përket mundësisë që këto rinumërime të shtyjnë afatin për çertifikim të zgjedhjeve, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, nuk dha ndonjë koment konkret.

Sa i përket, rinumërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve bëjnë të ditur se  ato janë ende në porces të regjistrimit të votuesve në bazën e të dhënave./21Media

Back to top button