Të paktën 10 mijë protestues kundër G20 në Hamburg

Sipas policisë, tubimi ishte plotësisht paqësor

Të paktën 10 000 persona, referuar policisë dhe organizatorëve u mblodhën sot në qetësi në Hamburg (veri të Gjermanisë) për të protestuar kundër samitit të G20 parashikuar të premten dhe të shtunën në qytetin e Hamburgut.

“Për këtë manifestim të parë të madh të kundërshtarëve të G20-ës që parashikohen në total rreth 30 vetëm gjatë kësaj jave, policia ka konstatuar rreth 10.000 persona”, sipas një zëdhënësi.

Organizatorët, të cilët kishin planifikuar të premten disa dhjetëra mijëra persona u shprehën për një mobilizim “mjaft të lartë” në 10.000, referuar të dhënave paraprake.

“Tubimi është plotësisht paqësor”, njoftoi një zëdhënës i policisë për mediat.

Back to top button