Të paktën 11 persona u qëlluan në New Orleans

Dy persona në gjendje të rëndë

Të paktën 11 persona janë qëlluar në rrugën e Canalit në lagjen franceze të New Orleans.

Një i dyshuar hapi zjarr në zonën e popullarizuar në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Dy nga viktimat u dërguan në spital në një gjendje kritike, transmeton rtv21.tv.

Raporte të shumta thonë se një i dyshuar është arrestuar.

Policia e New Orleans kishte rritur tashmë praninë e tyre në zonë për shkak të lojës së futbollit “Bayou Classic” midis Universitetit Shtetëror Grambling dhe Universitetit Jugor.

Oficerët konfirmuan se ata ishin vetëm disa metra larg nga të shtënat dhe fillimisht menduan se po pushkatoheshin./21Media

Back to top button