Të paktën 30 të vrarë në Mali

Dhunë në Mali

Të paktën 30 njerëz, përfshirë nëntë ushtarë, janë vrarë në tre incidente të ndara në Mali.

21 persona u vranë kur personat e armatosur sulmuan një fshat në qendër të Malit, duke djegur shtëpi dhe bagëti, transmeton 21Media.

Një grup prej tetë ushtarësh gjithashtu u vranë në një pritë, ndërsa një tjetër u vra gjatë një sulmi ndaj një kampi ushtarak në rajonin e Gao.

Mali është goditur nga paqëndrueshmëria që nga viti 2012 kur shpërtheu një rebelim islamik në veri./21Media

Back to top button