Gjetja e dytë më e madhe e trupave në shtet sivjet

Gjetja e dytë më e madhe e trupave në shtet sivjet

Shkencëtarët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.

Mbetjet njerëzore ishin fshehur në 119 çanta të zeza, transmeton rtv21.tv.

Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit, kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.

Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave në shtet këtë vit.

Pjesa më e madhe e trupave u prenë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato.

Shumë pjesë të trupit ende mbeten të paidentifikuara.

Një organizatë lokale që kërkon njerëz të zhdukur ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.

Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin./21Media