Modelja e famshme i ka bërë një dedikim fëmijës në pritje

Modelja e famshme i ka bërë një dedikim fëmijës në pritje

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmuaj ka shkruar një mesazh të ndjerë me një premtim të madh për fëmijën e saj në pritje.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me veshje tradicionale shqiptare, duke premtuar kështu se fëmijës do t’ia mësojë kulturën dhe traditën shqiptare.

” Të premtoj që do të bartë te ti të njëjtat vlera që janë bartur tek unë nga nëna ime. Të premtoj që gjithmonë do të kujtoj se nga ku vjen Mami jot dhe sa krenare jam. Kultura ime është aseti më i çmuar që unë kam dhe detyra ime do jetë që gjithmonë të ju mësoj ty dhe Ellan mbi bukurinë e saj, kulturës shqiptare”

Emina pret fëmijën e saj të dytë të vijë në jetë nga martesa me milionerin izraelit Sam Nazarian me të cilin ka Ellan 2 vjeçare./21Media