Të rinjtë në diasporë nuk interesohen për shkollat shqipe

Ministria e Diasporës shpreh shqetësimin për përqindjen ulët të nxënësve që vijojnë mësimet në këto shkolla

Shkollat shqipe që veprojnë në vende të ndryshme të botës, ndër vite kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe kudo që ka shqiptar, shkruan rtv21.tv

Një mbështetje të madhe këto shkolla kanë marrë në vazhdimësi edhe nga shëtiti i Kosovës, përkatësisht Ministria e Diasporës. Për të folur për punën që këto shkolla bëjnë dhe mbështetjen që po ju ofrohet në emisionin Bon Bon në RTV21 ishte i ftuar udhëheqësi i divizionit të arsimit në Ministrinë e Diasporës, Ymer Avdiu.

“Shkolla shqipe në diasporë ka diku 40 vjet, fillimisht në Gjermani është organizuar në kuadër të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit, atëherë është quajtur ashtu dhe ka qenë për punëtorët me punë të përkohshme jashtë vendit”, ka thënë Avdiu.

Sipas tij, shumë shkolla shqipe në diasporë janë institucionalizuar në kuadër të vendeve ku ekzistojnë.  Shqetësuese mbetet fakti se interesimi i të rinjve për shkollim në shkolla shqipe, nuk është i madh.

“Rreth 20 deri në 25 mijë nxënës që na përputhen neve me Ministrinë e Arsimit dhe me shoqatat e mësuesve. Me marr në përqindje është numër jashtëzakonisht i vogël, dmth me i marr në nivel kombi apo të moshës shkollore së fëmijëve, ky numër nuk shkon në 2%, sillet rreth 1%, që patjetër është numër shqetësues”, ka shtuar Avdiu.

Ai thotë se faktorët e gjithë kësaj jenë të shumtë, por më së shumti ndikon fakti se si i prijnë mësimit të gjuhëve dhe kulturave të huaja, shtetet pritëse./21Media   

Back to top button