Të shtëna jashtë një xhamie në Francë

Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist

Tetë persona janë plagosur nga të shtënat jashtë një xhamie në Francën jugore, kanë konfirmuar zyrtarët.

Besimtarët që po dilnin nga xhamia Arrahma në Avignon u sulmuan nga dy të dyshuar të maskuar në orën 22:30 të orës lokale (21:30 GMT) të dielën.

Të dyshuarit që mbanin një pistoletë dhe një armë gjahu, arritën me një Renault Clio përpara se të hapnin zjarr mbi turmën, shkruan gazeta La Provence.

Policia tha se nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist.

Katër persona u plagosën jashtë xhamisë dhe një familje prej katër vetësh, duke përfshirë një vajzë shtatëvjeçare,  pësuan plagë nga  të shtënat derisa ndodheshin në apartamentin e tyre, të vendosur rreth 50 metra larg La Provence ,  shkruan gazeta duke cituar një burim.

Back to top button