Të shtëna me armë, ka të vdekur

 

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një stacion të trenave në Kaliforni, duke vrarë njerëz “të shumtë”.

Të shtënat u zhvilluan të mërkurën në oborrin hekurudhor të Autoritetit të Transportit të Santa Clara Valley në San Jose.

I dyshuari gjithashtu ka vdekur, thotë policia dhe vendi i ngjarjes është i sigurt. Viktimat përfshijnë punonjës tranzit, transmeton rtv21.tv.

Në një konferencë për shtyp, zyrtarët e policisë thanë se skena është ende duke u hetuar dhe më shumë detaje do të tregojnë së shpejti.

Kryebashkiaku i San Hoze Sam Liccardo shkroi në Twitter se të shtënat “la disa njerëz të vdekur, por situata ende po vlerësohet”.

Sipas CBS News në San Francisco, të paktën gjashtë vetë u vranë, por numri nuk është konfirmuar ende nga policia./21Media

Back to top button