Policia jep detaje për rastin

Policia jep detaje për rastin

Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime ka ndodhur një rast grabitjeje me armë. Sipas policisë në një bankë kanë hyrë katër persona të armatusur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin.

Policia përmes një komunikate për media ka konfirmuar se me këtë rast ka pasur edhe shkrepje armë në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar, shkruan rtv21.tv.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë, por nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre./21Media