Nuk është raportuar për të lënduar

Nuk është raportuar për të lënduar

Në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë për portalin rtv21.tv ka thënë se në lokacion ka dalë menjëherë policia dhe ka kontaktuar ankuesit të cilët janë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tani të njohur edhe për policinë.

Zëdhënësi i Policisë ka bërë të ditur se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë tani më të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa n137 vendin e ngjarjes janë gjetur disa gezhoja. Policia është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë./21Media