Dy persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit

Dy persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit

Ngjarja ka ndodhur pranë Urgjencës së Spitalit mbrëmjen e së shtunës (31 gusht).

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Sherri fillimisht ka nisur në Levan, për të vazhduar me tej në qytetin e Fierit. Nuk dihen ende rrethanat e sherrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e saj./oranews