Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar

Në fshatin Dollc të Klinës janë arrestuar dy persona të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të disa punëtorëve të një kompanie. Sipas një komunikate të policisë, të dyshuarit kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një kompani. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore, të cilët kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit:

 G. G. lindur me 1985 m/k/sh

 R. I. lindur me 1987 m/k/sh.

“Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media