Të shtëna me armë zjarri në Gjermani, 6 të vrarë
Raportohet se ka edhe të plagosur
Pas të shtënave me armë zjarri në ‘Rot am See’ në verilindje të landit Baden-Württemberg, gjashtë persona kanë vdekur. Raportohet se nga ky incident ka edhe të plagosur, transmeton rtv21.tv.
Deri më tani një i dyshuar është arrestuar, ndërsa nuk dihet për autorët e tjerë.
Policia dhe punëtorët e shpëtimit janë vendosur me një kontigjent të madh në verilindje të Baden-Württemberg.
Sipas informacioneve, të shtënat ndodhën në orën 12:45, afër stacionit të trenit./21Media