3 në gjendje të rëndë

3 në gjendje të rëndë

Një shef i policisë në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), thotë se shtatë persona të rritur u plagosën pas disa të shtënave në festën e një ditëlindjeje të një fëmije.

Sipas policis të shtënat ndodhen të shtunën natën pranë zonave të “Camp Springs” dhe “Morningside”, transmeton rtv21.tv.

Shefi i policisë Hank Stawinski tha në një konferencë për shtyp se rreth 12 persona ishin në një ditëlindje të një 2-vjeçari, kur një individ filloi të shtënat me armë zjarri në tubim.

Policia thotë se tre nga shtatë personat e qëlluar janë plagosur rëndë. Të shtatë të plagosurit janë midis moshës 18 dhe 20 vjeç.

Shefi i policisë nuk lëshoi informacione për të dyshuarin, i cili është ende i lirë. Ai thotë se mund të ketë pasur fjalë të shkëmbyera para të shtënave./21Media