Sulmuesi iku në drejtim të panjohur

Sulmuesi iku në drejtim të panjohur

Të paktën një person u plagos rëndë pasi një burrë i armatosur gjuajti me armë zjarri sonte në oborrin e një xhamie në Paris, njofton televizioni BFM.

Sulmuesi hyri në oborrin e xhamisë në qarkun 19 të Parisit dhe qëlloi ndaj një personi tjetër.

Sipas BFM, sulmuesi iku me një skuter në një drejtim të panjohur.