Bastiset shtëpia e 45 vjeçarit

Bastiset shtëpia e 45 vjeçarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për shtënie me armë zjarri në Pejë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40.

Policia me të marrë informatën menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktit me viktimën ka kuptuar se derisa ishte duke qëndruar në dhomën e ndejës fillimisht ka dëgjuar një të shtënë të armës, ku sapo është ngritur në këmbë ka dëgjuar edhe dy të shtëna dhe nga këto të shtëna është goditur shtëpia e tij.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit: J. G. i lindur me 1974 m/k/sh, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një sasi e substancave narkotike të dyshuara kanabis.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç bën të ditur policia, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë./21Media