Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur një person. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:25 në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij është gjetur një armë zjarri AK-47 me dhjetë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media