Policia në kërkim të të dyshuarve

Policia në kërkim të të dyshuarve

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sot rreth orës 02:00, në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.

Ajo bëri të ditur se katër personat e plagosur janë dërguar për tretman mjëkesor.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti shtoi se policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast./21Media