Përleshje fizike në mes të disa personave

Përleshje fizike në mes të disa personave

Sot rreth orës 13:30 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan rtv21.tv

Si pasojë e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në vend ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin./21Media