Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka shtënë me armë zjarri dje nga vetura e tij në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar 10 gëzhoja.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur nga vetura në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 10 gëzhoja. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe nga ai ka konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button