I dyshuari është në arrati

I dyshuari është në arrati

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka deklaruar se viktima është plagosur në këmbë.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati. Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e tij”, ka thënë Rugova./21Media