Sipas policisë plagosja ndodhi pas një konflikti

Sipas policisë plagosja ndodhi pas një konflikti

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N 27 vjeç, banues në Lezhë të Shqipërisë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi prane Urës së Cenit, ngjitur me pazarin.

Të dhënat paraprake tregojnë se plagosja ndodhi pas një konflikti të çastit.

Autori qëlloi me armë zjarri ndaj të riut, në kohën kur rruga ishte plot me kalimtarë.

Policia ka njoftuar se janë ngritur pika kontrolli dhe po vazhdojnë hetimet e zonës me qëllim të kapjes së autorit/ve.