Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person

Viktima është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Tiranë, bën të ditur se në zonën e njohur si Babrru, mbrëmë rreth orës 23:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person me inicialet U.M.

Veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është shtetasi me inicialet L.K, 25 vjeç.

Sipas një njoftimi të policisë personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr tretman në S.Q.U.

“Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës..

Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta

Policia njofton se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button