Të shtëna në Mitrovicë, një i arrestuar

Nuk raportohet për të lënduar

Një burrë është arrestuar në fshatin Kqiq të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së të shtunës.

Sipas policisë, fillimishtishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë jo larg vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit i janë sekuestruar një pushkë automatike, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 11 gëzhoja.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në muret e shtëpisë së një burri tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia dyshon se ngjarjes i ka paraprirë një çështje e mëhershme ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./kallxo.com

Back to top button