Raportohet për disa të plagosur, sulmuesi ndodhet në arrati

Raportohet për disa të plagosur, sulmuesi ndodhet në arrati

Një sulm me të shtëna armësh ka ndodhur sot në një shkollë në Kaliforni.

Raportohet se një sulmues i armatosur ka hapur zjarr në shkollën e mesme Saugus, në veri të Los Angeles vetëm pak minuta para se të fillojë mësimi. Policia e ka pëshkruar të dyshuarin si një 15 vjeçar, aziatik, i cili ndodhet në arrati.

Shkolla ku ndodhi sulmi, dhe shkollat tjera në afërsi janë mbyllur për shkaqe sigurie. Pamjet nga ajri kanë treguar oficerë të shumtë policorë përreth shkollës dhe të plagosurit duke u transportuar në spital.

Policia e qarkut të Los Angeles u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë në zonë t’i mbyllin dyert dhe të ndajnë çdo informacion që mund të kenë për të dyshuarin./21Media