Viktima u dërgua në spital

Viktima u dërgua në spital

Një 30 vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

“Në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion. Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Grupi hetimor po vijon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja u raportua se ka ndodhur rreth orës 14:20./oranews