Të shtëna në Strasburg, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Sulmuesi ende është në arrati

Dy persona kanë vdekur dhe njëmbedhjete të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qytetin francez, Strasburg, ka thënë policia.

Sipas autoriteteve, sulmuesi ende është në arrati.

Ministria e Brendshme franceze ka konfirmuar për atë që e ka cilësuar si “incident serioz për sigurinë publike” në qytet dhe u ka bërë thirrjeve banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Incidenti është thënë të ketë ndodhur afër një Tregu të Krishtlindjeve, në sheshin, Place Kleber.

Zyrtarët e sigurisë kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi, duke përfshirë edhe qarkullimin e transportit publik.

Zyrtari për Shtyp në Parlamentin Evropian, Emmanuel Foulon, ka thënë se pas të shtënave ka “panik” në qendër të qytetit dhe se ka shumë forca të shtuara policore.

Zëvendës-majori i qytetit të Strasburgut, Alain Fontanel ka thënë përmes një postimi në Twitter: “Të shtëna në Strasburg. Faleminderit të gjithë atyre që janë duke qëndruar nëpër shtëpi derisa të qetësohet situata”.

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli./21Media

Back to top button