Ndeshjet në basketboll që do të zhvillohen të shtunën

Ndeshjet në basketboll që do të zhvillohen të shtunën

Të shtunën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro sjell edhe super derbin mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.

“El Klasiko” e basketbollit rikthehet pas një vjet mungesë, derisa atmosfera në ‘Karagaçi’ pritet të jetë fantastike, me tifozët pejanë që gjithmonë e kanë përkrahur skuadrën e tyre dhe do të dëshmojnë se sa u ka munguar klubi në Superligë.

Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin, Kupën e Superkupën, derisa në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, kurse në mes javë mundi Ponte Prizrenin.

Kjo e fundit do të ndeshet me Feronikelin, kurse ndeshje interesante shihet ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është mes Rahovecit dhe Lipjanit. Bashkimi në këtë xhiro pushon.

Superliga – Java 3

E shtunë

15:00 Ponte Prizreni – Feronikeli

17:00 Golden Eagle Ylli-Trepça

19:00 Peja – Sigal Prishtina

21:00 Rahoveci – Lipjani

Bashkimi pushon