Weinstein ka pranuar se ka shkaktuar dhimbje

Weinstein ka pranuar se ka shkaktuar dhimbje

Producenti i filmave në Hollywood, Harvey Weinstein është akuzuar sërish për ngacmim seksual në Los Angeles, në të njëjtën ditë kur ai u paraqit në një gjykatë në New York për një çështje të veçantë.

Zyra e Prokurorit në qarkun e Los Angeles-it ka njoftuar se akuzat lidhen me sulmin e supozuar seksual ndaj dy femrave në vitin 2013.

Nëse shpallet fajtor, producenti i famshëm mund të vuajë deri në 28 vjet burg.

Weinstein ka pranuar se ka shkaktuar shumë dhimbje, por ka thënë se të gjitha marrëdhëniet e tij kanë qenë konsensuale.

Weinstein më herët u shfaq në një gjykatë në New York, ku përballet me akuza të ndara për përdhunim dhe keqtrajtim seksual.

Lajmi për akuzat erdhi vetëm disa orë pasi Rose McGowan, Rosanna Arquette dhe gra të tjera që e kanë akuzuar producentin për keqtrajtim seksual, u mblodhën në një gjykatë të qytetit të New Yorkut, ndërsa ai mbërriti për ditën e parë të gjykimit të tij penal.