BE do të vazhdojë mbështetjen për Bankën Qendrore të Kosovës

Shefja e BE-së për Kosovën, Natalya Apostolova, ka thënë se Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të mbështesë Bankën Qendrore të Kosovës përmes mekanizmave financiarë në fusha të ndryshme

Ajo gjatë një takimi me ushtruesin e detyrës së guvernatorit Fehmi Mehmeti, u shpreh e kënaqur rreth zhvillimeve pozitive të arritura në sektorin financiar sidomos gjatë viteve të fundit në Kosovë.

U.d. i guvernatorit, Fehmi Mehmeti tha se BQK vazhdimisht ka ndërmarrë masa në drejtim të rregullimit dhe fuqizimit të sektorit financiar, me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

“BQK krahas ruajtjes së stabilitetit makrofiskal dhe rregullimit të sektorit financiar, vazhdimisht do të përkushtohet të bëjë progres edhe në drejtim të përmbushjes së kritereve për integrime evropiane, me fokus të veçantë në obligimet që dalin në kuadër të marrëveshjes për stabilizim asociim”, tha ai.

Në takim u diskutua edhe për proceset eurointegruese të BQK-së dhe sektorit financiar në përgjithësi, ku rol të rëndësishëm në këtë drejtim u cek se ka nënshkrimi i Memorandumi i Mirëkuptimit me Autoritetin Bankar Evropian (EBA), qëllimi i të cilit është të krijojë një kornizë për bashkëpunimi dhe shkëmbim të informacionit midis EBA dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe fuqizimi i sundimit të ligjit në vend, ishte po ashtu njëra nga pika e diskutimit të këtij takimi, duke u cilësuar si njëra ndër parakushtet themelore për zhvillimin dhe integrimin e një tregu të shëndoshë financiar, të bazuar në një ekonomi të tregut të lirë dhe konkurrencës lojale, ku në këtë drejtim BE ka qenë mjaft kontribuues.

Back to top button