Lajthia është nga ushqimet që edhe shijohet, por edhe na bën mirë

Lajthia është nga ushqimet që edhe shijohet, por edhe na bën mirë

Lajthitë janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Përfitimet janë të panumërta sepse ku ka lajthi ka shëndet të mirë. AgroWeb.org ka identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Vitamina E–  Vaji i lajthisë është një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes së anemisë. Qarkullimi i mirë i gjakut forcon sistemin imunitar dhe mban të ftohtin, temperaturën dhe sëmundje të tjera larg jush.

Mbron shëndetin e zemrës- Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Si rrjedhojë jemi më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ataku në zemër. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

Sistemi nervor- Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Ndihmon gratë shtatzëna- 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Sipas të dhënave nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50% .