Premiera të premtën në teatrin “Hadi Shehu”

Premiera të premtën në teatrin “Hadi Shehu”

Nesër mbrëma, me fillim në orën 20, në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë do të jepet premiera e shfaqjes “Gjashtë”. Është një shfaqje që aktualizon dënimin me vdekje, që është i ligjshëm në shumë vende të botës. Drama e Arian Krasniqit e bërë me regji të Valon Pallaskës, është shfaqja e parë që e fillon sezonin vjeshtor të teatrit të Gjakovës./21Media