Teatri i Gjakovës feston 40 vjetorin e themelimit

Teatri i Gjakovës feston 40 vjetorin e themelimit

Jubiletë janë raste të mira për të kujtuar rrënjët nga filloi një aktivitet një institucion një punë e madhe. Një jubile të këtillë sivjet shënon Teatri iGjakovës. Ky teatër i cili dallohet për aktivitetin e vet edhe në rrethana jo të përshtatshme kremton 40 vjet të ekzistencës.

Me  këtë rast sot  i ftuar në emision BonBon në RTV21 i ftuar ishte drejtori i këtij Edi Kastrati.

Aktori shumë i dashur për publikun ka bërë të ditur se me rastin e 40 vjetorit emri i teatrit të Gajkovëes do të mabj emrin e aktorit të mirënjohur Hadi Shehu.

“Sipas kalkulimit tim e kam kalkuluar që mbledhja  e ansamblesë së ardhshme komunale që mbahet në shtator ta dërgoj aty draftin për emrin e të madhit ikonës Hadi Shehut që teatri ta gëzoj atë emër” tha ai.

Kastrai ka thënë se nuk ka dashur që ma herët ta bëj publike pasi sipas tij nuk ka dashur që emërtimi i teatrit të jetë larg.

“Nuk kam dashur të bëj publike dhe te bëhet e madhe për fakstin  se koha shkon dhe nuk festohet mirëpo për faktin që do ta festojmë 40 vjetorin e teatrit kam dashur që mos të jetë shumë larg emërtimi i teatrit që kur ta kremtojmë që të jete aty si publike.Mirëpo edhe pse  tash e përmendim nuk bëjmë asnjë gabim” shto ai.

Ai ka thëne se e ka të gatshme kërkesën komunale dhe ai thotë se është shumë i sigurtë se nuk do të kënë asnjë pengesë sepse sipas tij emri i aktorit tonë është emër i respektuar për të gjithë./21Media