Këshilli Drejtues përbehet nga emra të njohur të kulturës dhe artit

Këshilli Drejtues përbehet nga emra të njohur të kulturës dhe artit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në ambientin e Tetatrit të Qytetit “Dodona” është zyrtarizuar përbërja e re e Këshillit Drejtues të këtij tetari. Sipas komunikatës përbërja e Këshillit Drejtues është:

Drita Rudi, përfaqësuese e Komunës
Besnik Krapi, aktor dhe producent
Ismet Sijarina, regjisor
Dardane Mehmeti, aktore
Albena Reshitaj, dramaturge

Po ashtu Komuna ka njoftuar se Mandati dhe misioni i Këshillit Drejtues të Teatrit definohet tek neni 12 [Statuti i Dodones]si vijon:
1. këshilli i Drejtues i Teatrit, përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, të cilët duhet të jenë persona me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fusha e teatrit, kulturës, rinisë dhe arsimit;
2. mandati i këshillit Drejtues të teatrit është katër (4) vjeçar;
3. njëri prej 5 anëtarëve të këshillit drejtues duhet të jetë përfaqësues i Kryetarit të Komunës;
4. Anëtarët e këshillit Drejtues të Teatrit i emëron dhe shkarkon Kryetari i Komunës;
5. Çështjet që kanë të bëjnë me konstituimin e këshillit, mbajtjen e mbledhjeve, votimin dhe çështjeve tjera me rëndësi do të rregullohen me akt të veçantë;/21Media