Dy premiera për pjesën e parë të vitit 2018

Dy premiera për pjesën e parë të vitit 2018

Në teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” në pjesën e parë të këtij viti do të realizohen dy premiera.

Gjatë një prononcimi për medie drejtori i teatrit të qytetit të Gjakovës, Edi Kastrati shpalosi programin e shfaqjeve, duke theksuar se sivjet do të punohet me regjisore.

“Teatri i planifikon t’i realizojë dy premiera me dy regjisore femra dhe besojmë që edhe pjesën tjetër të vitit do të punojmë më regjisore femra, këtë vit kemi vendosur t’i japim përparsi femrave”, tha Kastrati.

Ai tha se premiera e parë do të jetë “Ditari i Ana Frankut” ku do të bazohet në jetën dhe veprën e autorës Ana Frankut e cila është ekzekutuar. Ku sipas Kastratit kjo shfaqje iu është kushtuar heroinës Yllka Domit, shfaqja tjetër e dyta për pjesën e parë të vitit  do të jetë “Gishti” nga Doruntina Bash. Vepër kjo e inskenuar në shumë vende të Evropës, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për pjesën e dytë të vitit ende nuk është miratuar planprogrami. Megjithatë, drejtori i teatrit Edi Kastrati beson se në teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” do të vijnë edhe dy premiera të tjera.

Këto detaje drejtori Kastrati i shplaosi pas shfaqjes “Rojat e Taxhit” që në Gjakovë u shfaq në kuadër të turit kosovar të kësaj shfaqjeje të regjisorit Altin Basha./21Media